КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
HRONIKA

Радник КЕК-а тешко повређен на раду

КЕК

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se një punëtor në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit ka pësuar lëndime të rënda në punë.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, pas ngjarjes janë njoftuar ekipet e ndihmës së shpejtë dhe njësitë përkatëse të cilat po marrin veprimet e nevojshme.

“KEK-u konfirmon se sot, në Divizionin e Prodhimit të Qymyrit, ka ndodhur një aksident i rëndë në punë, me ç’rast një punonjës ka pësuar lëndime të rënda. Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar Policia e Kosovës dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, ndërsa njësitë përkatëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme. Për shkak të veprimeve që janë duke u zhvilluar dhe nevojës për njoftimin e familjarëve, në këtë fazë nuk mund të japim hollësi të tjera. KEK do të njoftojë me kohë, pas konfirmimit të plotë të rrethanave nga organet kompetente”, thuhet në njoftim.

KOHA ka kontuar edhe Emergjencën dhe është duke pritur përgjigje lidhur me rastin.