КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
HRONIKA

Осумњичени се повредио ватреним оружјем у Пећи, одузета АК-47

Косовска полиција

Një person është plagosur me armë zjarri të hënën në Pejë, ndërsa Policia e Kosovës ka konfiskuar një pushkë të tipit AK-47 dhe municion që dyshohet se janë përdorur në rast.

Sipas njoftimit policor, rasti është raportuar të hënën, rreth orës 14:10. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur të dyshuarin, i cili dyshohet se në rrethana ende të panjohura i ka shkaktuar plagë vetes me armë zjarri.

I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor dhe, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë veprimeve në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar në një automjet-kombi një pushkë AK-47, 11 fishekë dhe një gëzhojë, që dyshohet se janë përdorur nga i dyshuari.

Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Policia ka bërë të ditur se rasti, i cilësuar si “posedim dhe përdorim i paautorizuar i armës”, është duke u hetuar.