Një grua dyshohet se është vrarë të dielën në Vitomericë të Pejës pas goditjeve me mjet të fortë nga kunati i saj, i cili sipas informacioneve të deritanishme të Policisë, ende është në arrati.
Në njoftimin zyrtar të Policisë të dielën është bërë e ditur se në të njëjtën ditë, në orën 19:00 në Stacionin Policor në Pejë viktima kishte njoftuar për dhunë në familje, ku ishte arrestuar bashkëshorti i saj e ishte ndaluar më pas për 48 orë. E më vonë, sipas njoftimit, viktima me vullnetin e saj ishte dërguar në shtëpinë e saj në Vitomericë. Rreth orës 21:10 Policia ishte njoftuar sërish se e njëjta ishte gjetur pa shenja jete.
Por, para krejt kësaj ngjarjeje, viktima tri ditë më herët i ishte drejtuar me një letër prokurores në Pejë përmes së cilës kishte kërkuar urgjentisht marrjen e masave ndaj atyre që kishin dështuar t’i përmbushin detyrat e tyre, në mbrojtjen e jetës së saj.
“Kërkoj që urgjentisht marrë në masë ndaj të gjithë atyre që kanë dëshmuar rrejshëm në përmbushjen e detyrave të tyre, duke bërë përgjegjësitë të ndaj të tjerëve, e kështu duke dëmtuar qëllimisht dhe rëndë jetën time të vazhdueshme. Kërkoj ekzekutimin e menjëhershëm të urdhrit gjyqësor dhe kamën e hetimeve ndaj të gjithë atyre që kanë marrë pjesë, duke filluar nga OPS-i”, thuhet në letër.
Viktima tutje kishte shkruar se uron që institucionet përgjegjëse të mos detyrohen të japin llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta e saj, derisa letrën e dërguar e kishte quajtur “shpresën e saj të fundit”.
“Kjo është shpresa ime e fundit. Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime. Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje! Gruaja me ligj në dorë po e vritka gruan – jo burri. E dhimbshme deri në asht”, përfundon letra.
E pas publikimit të letrës në mediat online, ka reaguar Prokuroria Themelore në Pejë me një njoftim për media dërguar pas mesnatës.
Prokuroria ka njoftuar se më 22 tetor, kryeprokurorja e kësaj prokurorie kishte pranuar një parashtresë nga e ndjera A.Z., përmes së cilës ajo kishte kërkuar ndërmarrjen urgjente të veprimeve ndaj zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse, duke pretenduar se ata kishin dështuar në përmbushjen e detyrave zyrtare gjatë trajtimit të rastit të saj, përfshirë edhe ekzekutimin e një vendimi gjyqësor.
„Ради процене навода у смислу кривичне одговорности, у смислу кривичног дела 'Злоупотреба службеног положаја или овлашћења', пријава је регистрована на поступање код надлежног тужиоца. Истовремено, прослеђена је на хитно поступање надлежним институционалним органима, укључујући Регионалну полицијску дирекцију у Пећи, Основни суд у Пећи, Дирекцију за социјалну заштиту и Центар за социјални рад, са захтевом да се преиспитају наводи и провере евентуални пропусти или радње надлежних службеника, у оквиру њихових институционалних надлежности“, наводи се у образложењу Тужилаштва.
Што се тиче извршења судске одлуке, која се односила на равноправно коришћење куће, Тужилаштво је саопштило да је ову одлуку извршио тужилац за притвор, у сарадњи са Косовском полицијом.
Lidhur me rastin ka pasur reagime nga ku është kërkuar dorëheqje dhe llogaridhënie nga personat kompetent në organet të cilat konsideroheshin që mund ta mbronin jetën e viktimës.