КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
HRONIKA

Мањи пад са шестог спрата стана у Пећи

Косовска полиција

Një e mitur ka rënë nga tarraca e katit të gjashtë të një banese në rrugën “Myrvete Maksutaj” në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Driton Rugova, ka thënë se ajo është dërguar fillimisht për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rasti është raportuar në Polici rreth orës 00:50, pas së cilës njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Tutje është bërë e ditur se hetuesit po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar se si ka ndodhur rasti.