КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
HRONIKA

Двоје избодених на тргу у Митровици

Двоје избодених на тргу у Митровици

Dy persona janë therur me thikë të premten në mbrëmje pas një përleshjeje në sheshin “Mehë Uka” në qendër të Mitrovicës. Për rastin është arrestuar një person.

Policia ka njoftuar se hetimet po vazhdojnë, teksa nuk është bërë e ditur gjendja shëndetësore e të therurve.

“Rreth orës 21:44, është raportuar për një përleshje në Sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë, ku dy persona të  moshës madhore kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Sipas informatave të para, lëndimet dyshohet se janë shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Policia ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar. Hetuesit policorë janë duke vazhduar me veprime hetimore”, ka thënë për KOHËN, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë në Mitrovicë.

Ndërkohë, KOHA ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. Aty shihet edhe një thikë, që dyshohet të jetë përdorur në rast.