КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
HRONIKA

Двоје повређено у тучи у Ветернику, осам ухапшено

хапшење - лисице

Фотографија: Илустрација

Фото: Дритон Пацхарада

Një incident i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit në zonën e Veternikut, në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave dyshohet se ka pasur përdorim të armës së zjarrit dhe të një mjeti të mprehtë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 04:39, prapa një lokali në Prishtinë. Pas një përleshjeje mes disa personave, njëri prej të dyshuarve dyshohet se ka shtënë me armë zjarri dhe ka plagosur një person, ndërsa një tjetër dyshohet se ka përdorur thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore një personi tjetër.

Dy personat e lënduar kanë marrë ndihmë mjekësore dhe, sipas raportimit policor, ndodhen nën trajtim.

Gjatë veprimeve në vendin e ngjarjes dhe te personat e dyshuar, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, tri gëzhoja, dy fishekë, dy predha, një thikë, një çelës metalik dhe një veturë.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, tetë persona të dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente të Policisë së Kosovës.