КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
HRONIKA

Царина запленила осам непријављених iPhone 18 на аеродрому

Царина запленила осам непријављених iPhone 18 на аеродрому

Dogana e Kosovës ka kapur në Aeroportin e Prishtinës tetë iPhone 18 të padeklaruar te një udhëtar që po hynte në territorin e Kosovës.

Sipas njoftimit, gjatë skanerit një zyrtar i Doganës pati dyshime për mjetet brenda bagazhit dhe kjo çoi edhe në kontroll fizik.

Gjatë kontrollit u has në telefonat e rinj, që në total kapin vlerën e rreth 15 mijë eurove.

Dogana ka ndaluar mallrat dhe ka bërë të ditur se rasti është proceduar për procedura doganore. Mallrat e bartura nga udhëtarët duhet të deklarohen kur janë mbi kufijtë e lejuar ose kur kanë natyrë tregtare.