Dogana i ka ndaluar gati 24 mijë artikuj në tri lokale të ndryshme, në një aksion kontrolli për kundërvajtje doganore.
Sipas njoftimit, janë ndaluar: 16,394 mbrojtëse për telefona mobilë; kufje të modeleve AirPods dhe AirPods Max; kabllo USB-C dhe Lightning; adapterë dhe pajisje për mbushje; orë inteligjente; pajisje AirTag; lapsa elektronikë; tastiera dhe aksesorë të tjerë elektronikë; bateri për telefona mobilë.
Në mallrat e ndaluara janë evidentuar shenja të markave të njohura tregtare.
Sipas rezultateve të evidentuara, në lokalin e parë janë ndaluar 22,391 artikuj, në lokalin e dytë 477 artikuj, ndërsa në lokalin e tretë 1,050 artikuj.
Dy prej lokaleve janë referuar për trajtim të mëtejmë në sektorin e kundërvajtjeve doganore, ndërsa për të tretin është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Të gjitha mallrat janë vendosur nën mbikëqyrje doganore dhe do t’u nënshtrohen procedurave përkatëse për verifikimin e dokumentacionit, prejardhjes së tyre dhe respektimit të legjislacionit doganor dhe të të drejtave të pronësisë intelektuale”, thuhet në njoftim të Doganës.
-
Царина зауставља непријављену робу на аеродрому у Приштини
-
Косовска царина забрањује хиљаде фалсификованих производа
-
Царина забрањује опрему за водоснабдевање и централно грејање
-
Царина забрањује промет 275 јединица играчака, због сумње да крше ауторска права
-
Полиција је отпустила поручника, наводећи да је против њега покренуто 15 дисциплинских поступака