КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
HRONIKA

Особа је ухапшена због сумње да се лажно представљала као запослени у КИА

ХАПШЕЊЕ

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të mërkurën një person nën dyshimin për mashtrim. D.N. dyshohet se ishte prezantuar rrejshëm si punonjës i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe kishte kërkuar shuma të ndryshme parash në këmbim “të punësimit” në këtë institucion. 

I dyshuari u ndalua për 48 orë. 

“Policia e Kosovës, përkatësisht hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me një rast të dyshuar të mashtrimit të raportuar në tetor të këtij viti. Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore dhe sigurimit të provave e dëshmive, sot është arrestuar personi D.N, i cili dyshohet se  nga fillimi i vitit 2025 e deri në raportimin e rastit,  ishte prezantuar rrejshëm si punonjës i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, duke i kërkuar shuma të ndryshme parash në këmbim të   punësimit  në këtë institucion.  Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për procedura të mëtejshme ligjore”, ka njoftuar Policia e Kosovës. 

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes. 

“I bëjmë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes ndaj personave që pretendojnë se mundësojnë punësim në institucione publike në këmbim të parave dhe që rastet e tilla t’i raportojnë në Policinë e Kosovës”.