КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
HRONIKA

Пет особа ухапшено након туче у Урошевцу

батинајући

Фото-илустрација

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë persona, pas një përleshje që ka ndodhur në Ferizaj në orët e para të së martës. 

Policia e Rajonit të Ferizajt ka bërë të ditur se ka marrë informata për një përleshje në rrugën “12 Qershori” rreth orës 00:25. 

Tre persona kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri prej tyre është dërguar për trajtim në QKUK. 

Policia të martën ka arrestuar edhe dy persona tjerë që ishin përfshirë në rastin, duke çuar shifrën totale të të arrestuarve në 5. 

Gjatë përleshjes dyshohet se një i lënduar është goditur me kaçavidë. 

такође Возач мотоцикла погинуо након судара са аутомобилом у Малишеву HRONIKA Возач мотоцикла погинуо након судара са аутомобилом у Малишеву

Pesë të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve. 

“Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar një kaçavidë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë incidentit. Po ashtu, policia ka siguruar edhe një incizim të ngjarjes, i cili do t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore si dëshmi materiale. Pesë personat e arrestuar janë: D.A., 21 vjeç; E.A., 22 vjeç; A.N., 39 vjeç; O.A., 18 vjeç; A.A., 22 vjeç. Personi i lënduar, SH.A., 33 vjeç, i cili aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor në QKUK, do të intervistohet nga hetuesit policorë pas stabilizimit të gjendjes së tij shëndetësore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që ndaj të dyshuarve të iniciohet rast për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Pjesëmarrje në rrahje”. Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Hetuesit policorë janë duke i zgjeruar hetimet me qëllim të identifikimit dhe përfshirjes së personave të tjerë të mundshëm që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë rast”, ka njoftuar Policia.