Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj M.H. për veprën “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas aktakuzës, më 17 tetor 2025, në rrugën “Miftar Zeqa” në Pejë, i pandehuri M.H., dyshohet se, nga hakmarrja, ka ndërmarrë veprime me qëllim të privimit nga jeta të tre personave, përkatësisht B.G., A.G. dhe B.G., duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit A.U.
Sipas aktakuzës, i pandehuri, pasi kishte siguruar dy armë të gjata të tipit AK-47, dy armë të shkurtra dhe një sasi të konsiderueshme të municionit, ka monitoruar lëvizjet e të dëmtuarve pranë Qendrës së Paraburgimit në Pejë. Më pas, kur të dëmtuarit ishin duke u larguar nga zona me një automjet, i pandehuri dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, duke përdorur dy armë të gjata.
Nga të shtënat me armë zjarri, sipas aktakuzës, kanë pësuar lëndime të rënda trupore i dëmtuari A.U., i cili ishte drejtues i automjetit, si dhe i dëmtuari B.G., ndërsa është rrezikuar jeta edhe e të dëmtuarve B.G. dhe A.G.
Po ashtu, nga të shtënat, sipas aktakuzës, janë dëmtuar automjeti në të cilin ndodheshin të dëmtuarit, dy automjete të tjera, si dhe është dëmtuar një xham dhe një pjesë e inventarit të Gjykatës Themelore në Pejë, pasi njëri nga fishekët ka depërtuar brenda objektit të gjykatës.
такође
Оптужница против особе у Пећи због „покушаја убиства“
“Veprimet e të pandehurit janë ndërprerë pas intervenimit të Policisë së Kosovës, të cilët kanë arrestuar të pandehurin dhe kanë parandaluar vazhdimin e veprimeve të tij”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, sipas aktakuzës, i pandehuri M.H. dyshohet se ka poseduar pa autorizim disa armë dhe municion, përfshirë dy armë të gjata, një pistoletë të llojit RPX9, një revolver të llojit DEIT, si dhe municion të kalibrave të ndryshëm, të cilat janë sekuestruar nga Policia e Kosovës.
-
Ђокајева породица тражи доживотну робију за оптужене за троструко убиство у Глођану
-
Скоро 30 хиљада евра пронађено у возилу близу језера Вермица, почела је истрага о прању новца
-
Жена је пронађена без знакова живота у Ранилугу, случај се истражује.
-
Полиција испитује особу у Хајвалију, осумњичену да је гурнула супругу низ степенице