КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Јамали, мета расизма „хиљаде пута“

Ламине Иамал

Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Yamal, ka thënë se ka qenë cak i racizmit “mijëra herët”. 

Në tetor të vitit 2024, një pamje tregoi se si Lamine, Raphinha dhe Ansu Fati ishin fyer në baza racore gjatë ndeshjes së Barcelonës ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”. 

Observatori spanjoll për Racizmin dhe Ksenofobinë kishte deklaruar në muajin mars se Yamal dhe Vinicius Junior janë dy lojtarët më të prekur nga fyerjet në baza racore në rrjetet sociale. 

“Njerëzit bëjnë fyere raciste edhe indirekt, ata ndoshta nuk e kuptojnë këtë. Ka shumë komente që duken se janë raciste dhe ata nuk e kuptojnë. Jam fyer mijëra herë”, ka deklaruar Yamal në një intervistë për “Moviestar”.