КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Јакин хвали Џаку, Јашара и Бислима, говори о Авдулаху

Швајцарска

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, është përgjigjur në shumë pyetje gjatë konferencës së mbajtur të enjten.

Foli për Granit Xhakës, Ardon Jasharin, Uran Bislimin, Leon Avdullahun dhe Valon Behramin.

Për kapitenin Xhaka, Yakin tha se “është shumë i rëndësishëm” për Zvicrën, ndërsa për mesfushorin tjetër shqiptar, Jasharin, theksoi se “jep gjithçka nga vetja”.

“Nuk ka të bëjë me moshën e lojtarëve. Ka të bëjë me formën e tyre fizike. Për sa kohë që performojnë mirë dhe luajnë për klubet e tyre, Granit Xhaka, Remo Freuler, janë të rëndësishëm për ne. Dyshja është e koordinuar mirë, rutinat po funksionojnë mirë. Duhet më shumë për t’u integruar në ekip në atë pozicion. Por unë kam idenë t’u jap një ose dy lojtarëve një shans. Ardoni, për shembull, gjithmonë jep performanca të mira në stërvitje. Është mjaft e mundur që ai të fillojë në një moment”, ka thënë Yakin, të enjten në konferencë.

Yakin e zbuloi listën prej 25 lojtarësh për ndeshjet kundër Maqedonisë së Veriut, Skocisë, Sllovenisë në Ligën e Kombeve. Zvicra është në Grupin 1 të Ligës B.

Ai ka theksuar se zhvillimi i Jasharit te Milani do t’i shërbejë shumë Zvicrës.

“Gjithmonë varet se si reagon lojtari. Milani është një klub shumë i madh me shumë konkurrencë. Ai nuk mund të dorëzohet. Ne e vlerësojmë profilin dhe përkushtimin e tij. Edhe në Kupën e Botës, ai vazhdimisht dha performanca të shkëlqyera në stërvitje. Ai gjithmonë jep gjithçka nga vetja dhe është një lojtar ekipi. Ai ka vendosur të qëndrojë te Milani. Gjëja e rëndësishme është që ai është në duar të mira me ne dhe me siguri do të marrë hapësirë në katër ndeshjet”, është shprehur Yakini.

Jashari për Zvicrën ka luajtur 11 ndeshje.

Për mbrojtësin e Luganos, Bislimin, thotë se “është afër të bëhet pjesë e Zvicrës”.

“Jemi shumë mirë të pozicionuar. Uran Bislimi është shumë afër për t’u bërë pjesë e skuadrës. Shpresoja që ai të bënte një transferim jashtë vendit. Kjo gjithmonë sjell shumë përfitime. Por po, ai po luan shumë mirë për momentin. Jemi shumë të pajisur mirë në qendër të fushës. Por nëse do të ndodhte diçka, ai është shumë afër të thirret”, ka deklaruar Yakin për Bislimin, i cili në vitin 2022 luajti dy ndeshje për Kosovën para se t’i bashkohej ekipit A të Zvicrës.

Për Zvicrën, Bislimi ka luajtur dy ndeshje. 

Për herë të fundit ishte ftuar në vitin 2024. Qëndroi në stol ndaj Danimarkës dhe Spanjës në Ligën e Kombeve.

Përzgjedhësi Yakin foli edhe për mesfushorin e Kosovës, Leon Avdullahu.

Mesfushori i Hoffenheimit, është bërë shtyllë e mesfushës së “Dardanëve”. Ka luajtur shtatë ndeshje për Kosovën.

Në fakt, Yakin u përgjigj në pyetjen nëse kishte ndonjë shqetësim për të ardhmen pas vendimeve të Alessandro Romano dhe Leon Avdullahut në lidhje me ekipin përfaqësues.

“Nuk kemi pse të shqetësohemi fare në mesfushën qendrore. Ajo që ka vërtet rëndësi është që ata të na përkushtohen 100%”, tha Yakin.

Avdullahu vitin e kaluar vendosi ta përfaqësojë Kosovën e jo Zvicrën, kurse Romano në të ardhmen do të paraqitet për Italinë.

Ish-mesfushori i Zvicrës, Valon Behrami e akuzon Federatën Zvicerane të Futbollit për neglizhencë në rastin e Romanos. 

Yakin i ka quajtur kritikat e Behramit “të papërshtatshme”.

“Deklarata të tilla nuk janë të dobishme. Por ne duhet të jetojmë me vendimin dhe jam i lumtur që po punoj me lojtarë që janë 100 për qind të përkushtuar ndaj nesh”, ka thënë Yakin.

Прочитајте друга ажурирања
позив

Три Албанца на швајцарској листи

Kapiteni Granit Xhaka, mesfushori Ardon Jashari dhe mbrojtësi Adrian Bajrami, janë shqiptarët e ftuar nga përzgjedhësi...