КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Висла Плоцк ће зарадити много новца продајом Галапена

Дион Галлапени

Wisla Plock mund të vendosë për shitjen e Dion Gallapenit në afatin kalimtar të dimrit. Kështu ka deklaruar të premten drejtori sportiv i klubit polak, Lukasz Stupka.

Ai ka folur për mbrojtësin e krahut të majtë të Kosovës në një intervistë për “Mozeczyki.pl”.

Ka thënë se me shitjen e tij, Plocku mund të bëj shumë para.

Gallapeni iu bashkua Plockut në muajin shkurt në formë huazimi nga Lodzi, me të drejtë blerjeje.

Futbollisti kosovar shpejt e gjeti veten në ambientin e ri dhe u bë prej figurave më të rëndësishme në skuadër.

Plocku më pas shpenzoi 800 mijë euro për të siguruar shërbimet e Gallapenit.

“Transferimi jashtë i Gallapenit padyshim se do të jetë fitimprurëse për Wisla Plockun. Por bashkë me bordin vendosëm që Dionin të mos e shesim në afatin kalimtar veror. Mendoj se ai do të ftohet edhe nga Kosova. Dimri do të jetë koha kur ne duam të bëjmë para me të”, ka pranuar drejtori sportiv, Stupka.

Gallapeni i ka luajtur 16 ndeshje dhe ka regjistruar pesë asistime për Wisla Plockun deri tani. Ai ka kontratë deri në maj të vitit 2029.