КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Ван Дајк жели време за нову одбрану Ливерпула

Виргил Ван Дијк

Largimi i Ibrahima Konates dhe Andy Robertsonit, si dhe lëndimi i Joe Gomezit, kanë detyruar Liverpoolin të bëjë ndryshime në repartin defensiv.

Liverpooli ka siguruar mbrojtësin uruguaian Ronald Araujo nga Barcelona, në formë huazimi, deri në përfundimin e edicionit 2026/27. 

Francezi Jeremy Jacquet iu bashkua Liverpoolit muajin e kaluar nga Stade Rennaisi për 63.6 milionë euro.  

Lideri i mbrojtjes së Liverpoolit, Virgil van Dijk, beson se repartit të ri defensiv do t’i duhet kohë për t’u komponuar.

“Natyrisht, anglishtja e Jeremyt është pak më e mirë se e Ronaldit. Por, të gjithë jemi futbollistë të mirë dhe mund t’i kuptojmë disa situata si dhe të nuhasim momentet kur duhet të mbrohemi në mënyra të caktuara. Është mjaft e qartë se duhet të krijoni një lidhje mes jush dhe kjo kërkon pak kohë. Por, sipas mendimit tim, kjo është absolutisht normale. Shpresojmë që ta arrijmë këtë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë 35-vjeçari, shkruan të martën “Reuters”. 

“Të Kuqtë” ndeshjen hapëse të edicionit të ri në Premier League e luajnë të dielën ndaj Newcastle Unitedit.