КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Узуни је постигао бриљантан хет-трик за амерички тим

Искористи то

Myrto Uzuni ka shkëlqyer për Austinin amerikan në ndeshjen e “Leagues Cup”.

Reprezentuesi i Shqipërisë i shënoi tre gola në fitoren 3:0 ndaj ekipit meksikan Puebla. Ndeshja u luajt në orët e para të së hënës. 

Uzuni e shënoi golin e parë nga goditja e dënimit. Goli i dytë i sulmuesit të Shqipërisë u shënua pas një aksioni të rrjedhshëm, ndërsa i treti po ashtu ishte supergol – me volej.

“Jam shumë i lumtur për ‘hat-trickun’ e parë me Austin. I falënderoj shumë tifozët”, ka thënë Uzuni.

Ai pas ndeshjes ka udhëhequr një festë me daulle të tifozëve. 

“Leagues Cup” është garë e klubeve amerikane dhe atyre meksikane.