КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Трамп каже да би отпуштање Инфантина била „страшна грешка“

Доналд Трумп

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të ishte “gabim i tmerrshëm” nëse shkarkohet presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Mbështetja e Trumpit për Infantinon erdhi pasi UEFA, CONCACAF-i dhe Konfederata Aziatike (AFC) lëshuan letër të hapur duke e akuzuar presidentin e FIFA-s për shkelje të besimit përmes mashtrimit, me propozimin e tij për shitje të aksioneve të Kupës së Botës. Infantino planifikoi shitjen e 21 për qind të aksioneve të ngjarjeve të FIFA-s tek investitorët privatë. Por plani dështoi pas kundërshtimit të fuqishëm.

Dhe Trumpi doli në mbrojtje të Infantinos për herë të parë që kur plani u bë publik më 28 korrik.

“FIFA do të bënte gabim të tmerrshëm nëse, për ndonjë arsye, do të konsideronte zëvendësimin e Gianni Infantinos”, ka shkruar Trump në mediat sociale.

“Ai është fantastik, pasi sapo ka kryesuar Kupën e Botës më të suksesshme të mbajtur ndonjëherë. Nëse ai largohet, nuk do të jetë më kurrë aq e suksesshme ose fitimprurëse”.

такође Инфантино каже да Трамп поздравља учешће Ирана на Светском првенству ФУДБАЛ Инфантино каже да Трамп поздравља учешће Ирана на Светском првенству

Kupa e Botës u zhvillua në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Spanja u shpall kampione. Fitoi 1:0 ndaj Argjentinës në finale.

Kur foli për herë të parë për planin për shitje të aksioneve nga FIFA, më 31 korrik, Trump tha se nuk kishte diskutuar me Infantinon për këtë. Një kompani e njerëzve të afërt të Trumpit pritej të merrte aksionet e FIFA-s. “Thrive Eternal” është kompani amerikane e kapitalit sipërmarrës e themeluar nga Joshua Kushner, vëllai i dhëndrit të Trumpit, Jared.

Infantino ka afërsi me Trumpin dhe ia dha atij Çmimin e Paqes së FIFA-s në dhjetor 2025.

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka kërcënuar me bojkotim të të gjitha ngjarjeve të FIFA, ndërsa ka paralajmëruar veprime ligjore për planet e dështuara.

такође Бела кућа каже да нико више од Трампа не заслужује награду ФИФА ФУДБАЛ Бела кућа каже да нико више од Трампа не заслужује награду ФИФА

Letra e lëshuar të hënën nga UEFA, CONCACAF, që drejton futbollin në Amerikën e Veriut, Amerikën Qendrore dhe Karaibe dhe AFC, erdhi pasi FIFA tha se kishte përpjekje të bashkërenduar dhe të vazhdueshme për të minuar organin qeverisës të futbollit botëror dhe presidentin Infantino.

Presioni po rritet me synim që të detyrohet Infantino të jap dorëheqje. Por aktualisht nuk duket se zvicerani e ka ndërmend të bëjë këtë.