КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Три позната европска клуба прате Далипина

Лутфи Далип

Nëntë ndeshje me kontribut prej 11 golave. I huazuari te Vaduzi nga Young Boysi, Lutfi Dalipi, është duke u monitoruar nga klube të njohura evropiane, ka shkruar “Sport.ch” të enjten mbrëma. 

Zyrtarë të klubeve Fiorentina, Real Betis dhe Braga, e kanë parë nga afër 20-vjeçarin që paraqitet te U21 e Zvicrës. 

Young Boysi e ka në pronësi kartonin e Dalipit deri në vitin 2030. 

Ai ka qenë titullar te Vaduzi në çdo ndeshje të këtij sezoni, ndërsa ka shënuar tri gola e ka dhuruar tetë asistime. Dalipi është mesfushor me tipare sulmuese, por kryen punë edhe në fazën e sulmit në pozita të ndryshme.