Tottenham Hotspuri e ka fituar derbin ndaj Chelseat me rezultatin 2:0.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma i takoi xhiros së tetë të Premier Leagues.
Të dy golat e fitores, Tottenhami i shënoi në pjesën e dytë.
Portieri Mike Penders shënoi autogol në minutën e 77-të për 1:0.
Tre minuta më pas, Chelsea mbeti me një futbollist më pak në fushë pasi që Cole Palmer u përjashtua nga loja për shkak të kartonit të dytë të verdhë.
Golin e dytë për Tottenhamin e realizoi Mathys Tel në minutën e 87-të.
Për Chelsean ishte disfata e tretë. Ka edhe katër fitore dhe një barazim. Është lartë në tabelë me 13 pikë.
Ndërsa për Tottenhamin ishte fitorja e dytë. Tottenhami është në mesin e tabelës me nëntë pikë.