КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Топали се враћа на Балкан после шест година

Јетмир Топалли

Jetmir Topalli është kthyer te Ballkani pas gjashtë vjetësh. 

Zyrtarizimi i Topallit te tri herë kampioni i Kosovës është bërë të premten nga klubi suharekas. 

28-vjeçari, futbollist i krahut, që ka luajtur në Kosovë edhe te 2 Korriku, Vushtrria e Feronikeli, për kohë të gjatë ishte pjesë e futbollit të Turqisë. 

Ai ka luajtur te Malatyaspori, Istanbulspori, Manisa, Pendikspori, Bandirmaspori e Serikspori. 

Sipas faqes “Transfermarkt”, Topalli me Ballkanin i ka 17 gola në 64 paraqitje. 

Ndërkohë të premten, portieri holandez Tein Troost është zyrtarizuar te Llapi, kurse Feronikelit 74 iu bashkua portieri Agron Kolaj.