КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Аустрија тврди да је фаворит против Косова

Аустрија

Përfaqësuesja e Austrisë është e 23-ta në ranglistën e FIFA-s. Kosova është e 84-ta në botë. Dhe për këtë arsye, tek Austria besojnë se janë favoritë për duelin e parë të raundit të parë të plejofit kualifikues të Botërorit 2027. Botërori i vitit të ardhshëm organizohet në Brazil. 

Ndeshja Kosova – Austria luhet të premten nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Dueli kthyes luhet të martën në Vjenë në të njëjtin orar. 

“Ne jemi favoritë dhe asgjë nuk mund të shkojë keq në dy ndeshjet”, ka thënë përzgjedhësi i Austrisë, danezi Lars Sondergaard.

“Sky” ka shkruar se dueli në Prishtinë do të luhet me kushte të rënduara të fushës dhe me pak shikues. Austriakët kanë pasur kritika të mëdha për fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, edhe kur Kosova dhe Austria u përballën në Ligën e Kombeve. Ai duel u mbyll 1:1. 

Përzgjedhësi danez i Austrisë te futbollistet ka theksuar se duhet pasur kujdes nga dyshja e Eintracht Frankfurtit dhe Austria Vjenës, Erëleta Memeti dhe Modesta Uka. 

“Këto janë futbolliste të kalibrit të lartë. Ne nuk duhet t’u japim hapësirë atyre”, është shprehur Sondergaard. Kosova do të udhëhiqet për herë të parë nga Sanije Krasniqi. Në këtë post, Krasniqi e zëvendëson Sami Sermaxhajn. 

Përzgjedhësi Sondergaard ka thënë se Kosova, megjithatë, nuk duhet nënvlerësuar, por Austria duhet të koncentrohet në paraqitjen e vet.