КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Косовски таленат до 21 године прелази у Другу Бундеслигу

Фатон Адеми

Mesfushori i talentuar, Faton Ademi, ka kaluar nga kategoria e tretë gjermane në kategorinë e dytë, përkatësisht në Bundesliga 2.

Ai të martën është transferuar nga Alemannia Aachen te Greuther Furthi.

20-vjeçari debutoi në kategorinë e tretë dy vjet më parë. Gjithsej i ka bërë 41 paraqitje, ndërsa i ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë dy asistime.

Ademi luan për Kosovën U21, ndërsa ka firmosur me Furthin kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.
Për të ka pasur interesim edhe nga Bundesliga, por ai vendosi për hap të përballueshëm.