КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Суперкуп Италије игра се 22. децембра.

Superkupa e Italise

Superkupa e Italisë është vendosur të luhet më 22 dhjetor në stadiumin “San Siro”. 

Në ndeshjen e Superkupës do të luajnë Interi dhe Lazio, ndërsa nuk do të ketë më turne të formatit “Final Four”. 

Në këtë ballafaqim luajnë kampioni i Italisë me fituesin e Kupës së Italisë. 
Në vitet e fundit, kjo ndeshje u luajt në Kinë apo Arabi Saudite, ndërsa kishte gjysmëfinale dhe finale. 
Por tani është vendosur që të luhet në Itali dhe të përfundojë me vetëm një përballje. 
Nëse rezultati është baras pas 90 minutave, do të ketë vazhdime dhe potencialisht edhe penallti.