КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Саливан исписује историју САД победом над Мексиком

Цаван Сулливан

Cavan Sullivan është bërë lojtari më i ri që ka shënuar gol për përfaqësuesen e SHBA-së në futboll, në histori. 

Tinejxheri tjetër, Julian Hall, shënoi po ashtu gol në fitoren 3:0 të SHBA-së ndaj Meksikës, në orët e para të së dielës. Ishte ndeshja e 80-të mes dy përfaqësueseve.

Me moshë prej 17 vjet e pesë ditë, Sullivan shënoi në minutën e 62-të të ndeshjes miqësore.

“Për gjëra si kjo ëndërroni”, ka thënë Sullivan. “Është moment i veçantë për mua dhe familjen time”.
Malik Tillman ishte golashënuesi tjetër i SHBA-së. Meksika luajti me një lojtar më pak prej minutës së 67-të.

Në stol të SHBA-ja ishte shqiptari Adri Mehmeti, po ashtu 17-vjeçar. Ai luajti ndaj Perusë dhe ndaj Kilit. 

Mehmeti, që bënë karrierë te RB New York, ka tri paraqitje e një gol me Shqipërinë U15.