КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Спалети хвали Жегрову: Заслужује више минута

Едон Зхегрова

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka vlerësuar cilësitë individuale të Edon Zhegrovës, duke theksuar aftësinë e futbollistit kosovar për t’i befasuar kundërshtarët.

Sipas vlerësimit të Spallettit, sulmuesi i Kosovës është në gjendje të krijojë zgjidhje edhe në situata kur nuk e ka të qartë se ku do ta përfundojë aksionin.

67-vjeçari Spalletti ka thënë se Zhegrova meriton më shumë minuta. 

“Zhegrova ka potencialin të jetë një lojtar shkatërrues për kundërshtarët, falë cilësive dhe mënyrës së tij të lojës. Lëvizjet e tij janë të paparashikueshme për kundërshtarët, por ndonjëherë edhe për vetë atë. Ai e sfidon mbrojtësin pa e ditur domosdoshmërisht se ku do të përfundojë aksioni. Duke u bazuar në atë që ka treguar, Zhegrova do ta kishte merituar më shumë minuta lojë”, ka thënë Spalletti.

27-vjeçari Zhegrova këtë edicion ka dy gola dhe një asistim.