КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Спалети верује у Жегрову: Може постати сјајан играч

Едон Зхегрова

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka vlerësuar potencialin e Edon Zhegrovës, duke thënë se reprezentuesi i Kosovës ka të gjitha mundësitë për t’u shndërruar në një prej lojtarëve të nivelit të lartë.

Spalletti ka theksuar se Zhegrova duhet të përmirësojë edhe disa elemente të lojës së tij. Por tekniku italian beson se nëse arrin të kompletohet edhe më shumë, atëherë Zhegrova mund të tregojë gjithë potencialin që ka.

“Nëse ai bëhet vetëm pak më i kompletuar, do ta shihni Zhegrovën. Ai mund të bëhet një lojtar i nivelit të lartë”, ka thënë Spalletti në një intervistë për “Tuttosport”. 

Spalletti ka lënë të kuptohet se pret më shumë nga reprezentuesi i Kosovës. 

27-vjeçari Zhegrova të dielën bëri asistim në barazimin 1:1 të Kosovës ndaj Austrisë, në ndeshjen e xhiros së katërt të Grupit B3 të Ligës së Kombeve. Kishte edhe momente tjera impresive.