КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Хаотична ситуација пред победу Аргентине над Буркином Фасо од 7:0

Буркина - Аргентина

Burkina Faso luajti me ekipin U23 kundër nënkampiones së botës, Argjentinës, pas një kaosi të rëndë logjistik të udhëtimit. Ekipi i ri i shtetit afrikan arriti në Buenos Aires vetëm pesë orë e gjysmë para fillimit të ndeshjes. Në orët e para të së dielës, Argjetina fitoi 7:0.

Burkina Faso u përball me një zhvillim të papritur para miqësores ndaj Argjentinës në “Monumental” të Buenos Airesit. Anulimi i fluturimit çarter nga Maroku bëri që lojtarët e përfaqësueses A të refuzonin të udhëtonin, për shkak të shqetësimeve për kompensim financiar dhe lodhjes së madhe. 

Trajneri Amir Abdou u detyrua të mblidhte një skuadër emergjente, të përbërë kryesisht nga lojtarë të përfaqësueses U23. Ekipi i ri pranoi ftesën në momentet e fundit, vetëm për të mundësuar zhvillimin e ndeshjes së aranzhuar.

Dhe skuadra arriti në qytetin ku luhej ndeshja vetëm pesë orë e gjysmë para fishkëllimës së parë, pas një udhëtimi të gjatë e të lodhshëm prej 12 orëve. E privuar nga koha e përgatitjes taktike dhe duke vuajtur nga vonesa e madhe e fluturimit, Burkina Faso u detyra të hynte direkt në fushë për t’u përballur me nënkampionen në fuqi të botës. 

Federata e Futbollit e Burkina Fasos (FBF) lëshoi një deklaratë zyrtare duke adresuar dështimin logjistik dhe zëvendësimin e lojtarëve.

“Lojtarët e rinj të U23 e vlerësuan këtë ndeshje si mundësi të bukur dhe të vlefshme për të dëshmuar aftësitë e tyre në skenën ndërkombëtare, kundër lojtarëve të klasit botëror”, thuhet në deklaratë.
Ashtu si pritej, Argjentina ishte dominante dhe fitoi 7:0. Është fitorja e radhës e argjentinasve, pa Lionel Messin në përbërje.

Pas fishkëllimës së fundit, skuadra e rraskapitur afrikane u largua menjëherë nga stadiumi për të pushuar, pa zhvilluar intervista zyrtare për media pas ndeshjes.

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, shprehu admirim të thellë për angazhimin e Burkina Fasos për të luajtur ndeshjen.

“Dua të falënderoj ata që erdhën nga Burkina Faso”, tha Scaloni.

“Nuk i di detajet e sakta të problemeve me të cilat u përballën lojtarët e tjerë, por ata që erdhën meritojnë respekt për përpjekjet e tyre. Ata respektuan futbollin dhe ne luajtëm seriozisht sikur të ishte një finale, nga respekti për luftën e tyre”.

Federata e Burkina Fasos përballet tani me detyrë urgjente për të gjetur zgjidhje për procedurat logjistike dhe mosmarrëveshjet financiare me lojtarët e ekipit të parë. Federata synon të stabilizojë funksionimin e ekipit përfaqësueses në prag të angazhimeve të ardhshme ndërkombëtare. 
Argjentina më 1 tetor fitoi 4:0 ndaj Bolivisë. 

Ndaj Burkina Fasos shënuan Lautaro Martinez, Gianluca Prestianni, Nico Paz, Julian Alvarez, Franco Mastantuono, Giuliano Simeone. Ishte edhe një autogol.

Tani Argjentina luan ndaj Benint, të martën. Është ndeshja përshëndetëse e Messit nga përfaqësuesja.