КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Како људи у Русији оцењују Дакуов деби у Спартаку?

Мирлинд Даку

Sulmuesi Mirlind Daku pati tetë prekje të topit, një harkim të pasuksesshëm dhe dy gjuajtje drejt portës. Prej katër tentimeve për të kaluar lojtarët kundërshtar, Daku i pati dy të suksesshme. 

Janë këto statistikat e sulmuesit në debutim te Spartaku i Moskës të dielën mbrëma.

Spartaku e humbi 2:1 derbin kundër Krasnodarit.

Në Rusi kanë besim se Daku do të shkëlqejë me fanellën e Spartakut.

“Daku është lojtar shumë i mirë që patjetër do ta ndihmojë ekipin tonë. Kam parë shumë ndeshje të Rubinit dhe Daku praktikisht i vetëm e drejtoi ekipin, duke shënuar gola. Ai mund të shënojë edhe më shumë, duke pasur parasysh kalibrin e lojtarëve tanë. Ai tashmë pati një nisje të mirë në ndeshjen e parë dhe së shpejti do të shënojë golat e parë për Spartakun”, tha mbrojtësi i Spartakut, Christopher Wu për “Match TV”.

Edhe trajneri rus, Sergei Kiriakov, e cilësoi pozitive paraqitjen e Dakut.

такође Гвардиола одлучан да настави да се залаже за жртве широм света ФУДБАЛ Гвардиола одлучан да настави да се залаже за жртве широм света

“Daku është nën presion. Ai ndoshta e kupton. Është e vështirë për të në këtë drejtim. Dhe të hysh si zëvendësues në ndeshje si ajo kundër Krasnodarit është gjithmonë e vështirë. Kur ai fillon, atëherë mund ta vlerësojmë performancën e tij. Golat flasin për një sulmues”, tha Kiriakov për “Championat”.

Daku iu bashkua javën e kaluar Spartakut nga Rubin Kazani.