---
description: Shqipëria u mposht nga Polonia 2:1 në Varshavë të enjten mbrëma në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026. Paraqitja e mirë e “kuqezinjve” nuk mja
title: Shqipëria përgatitet në Valencia për duelin me Ukrainën
image: https://resources.koha.net/images/2026/March/28/c3876a6f-2fc7-43b0-bd24-55904b5538fc.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Shqipëria përgatitet në Valencia për duelin me Ukrainën

![Shqipëria](https://resources.koha.net/images/2026/March/28/c3876a6f-2fc7-43b0-bd24-55904b5538fc.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 28 mars 2026 18:30
- Shpërndaje në:

- 28 mars 2026 18:30
- Shpërndaje në:

Shqipëria u mposht nga Polonia 2:1 në Varshavë të enjten mbrëma në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026. 

Paraqitja e mirë e “kuqezinjve” nuk mjaftoi dhe vazhdon pritja për kualifikim në një Kupë të Botës. 

Shqipëria, që ka luajtur dy herë në Kampionat Evropian, në vitin 2016 dhe 2024, më 31 mars do të luajë sërish, por ndeshje miqësore. 

Shqipëria përballet me Ukrainën që u eliminua nga Suedia në gjysmëfinalen tjetër të zhvilluar të enjten mbrëma. 

Ndeshja Shqipëria – Ukraina luhet të martën nga ora 20:45 në Valencia. 

Përzgjedhësi Sylvinho u përqendrua të shtunën në ushtrime fizike, qarkullim të topit dhe skema taktike, në qendrën stërvitore “Parador de El Saler”. 

“Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi i 24 lojtarëve ishte i plotë dhe janë në gjendje të mirë fizike”, ka shkruar Federata Shqiptare e Futbollit. 

[Edhe ![Kuqezinjtë vazhdojnë përgatitjet për miqësore](https://resources.koha.net/images/2026/March/29/033ddfc8-acb9-45c6-b887-4028e357aa69.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 29 mar 2026 Kuqezinjtë vazhdojnë përgatitjet për miqësore](https://www.koha.net/futboll/kuqezinjte-vazhdojne-pergatitjet-per-miqesore)

FSHF-ja të premten njoftoi se në Valencia nuk kanë udhëtuar qendërmbrojtësi Arlind Ajeti dhe mesfushori Ylber Ramadani. 

Ajeti është i lënduar në shpatullën e majtë dhe nuk ka arritur ta sanojë këtë lëndim. Ai ishte zëvendësuar pas pjesës së parë në duelin ndaj polakëve. 

Ndërkohë, Ramadani është bërë baba dhe ka kërkuar leje të jetë pranë familjes.

[#shqiperia](https://www.koha.net/tag/shqiperia) [#Ukraina](https://www.koha.net/tag/ukraina) [#valencia](https://www.koha.net/tag/valencia) [#miqesore](https://www.koha.net/tag/miqesore)

Artikuj të ngjashëm

- [![Shqipëria humb miqësoren nga Ukraina](https://resources.koha.net/images/2026/March/31/4366f6a1-7c36-497f-b65e-5e13cf61d895.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 31 mar 2026 Shqipëria humb miqësoren nga Ukraina](https://www.koha.net/futboll/pllana-debuton-te-shqiperia)
- [![Miqësoret që s’i do askush](https://resources.koha.net/images/2026/March/30/f4490e16-1f7b-4df3-912d-c56959553c64.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 31 mar 2026 Miqësoret që s’i do askush](https://www.koha.net/futboll/miqesoret-qe-si-do-askush)
- [![Sylvinho nuk e vlerëson vetëm miqësore ndeshjen me Ukrainën](https://resources.koha.net/images/2026/March/30/753eec87-ccc9-41d0-af25-cb47f8685a12.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 30 mar 2026 Sylvinho nuk e vlerëson vetëm miqësore ndeshjen me Ukrainën](https://www.koha.net/futboll/sylvinho-nuk-e-vlereson-vetem-miqesore-ndeshjen-me-ukrainen)
- [![Shqipëria mbetet edhe pa Muçin](https://resources.koha.net/images/2021/November/12/muci1636743392.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 29 mar 2026 Shqipëria mbetet edhe pa Muçin](https://www.koha.net/futboll/shqiperia-mbetet-edhe-pa-mucin)

[Kronikë.]() [Prokuroria me detaje për aksionin ku u sekuestruan 15 kg narkotikë e u ndaluan 4 persona](https://www.koha.net/kronike/prokuroria-me-detaje-per-aksionin-ku-u-sekuestruan-15-kg-narkotike-e-u-ndaluan-4-persona)

[Botë.]() [Zelensky mbron sulmet ndaj Urës së Krimesë, i cilëson përgjigje të drejtë ndaj Rusisë](https://www.koha.net/bote/zelensky-mbron-sulmet-ndaj-ures-se-krimese-i-cileson-pergjigje-te-drejte-ndaj-rusise)

[Futboll.]() [Zyrtare, Nadal drejtor i ri te Real Madridi](https://www.koha.net/futboll/zyrtare-nadal-drejtor-i-ri-te-real-madridi)

[Botë.]() [Zjarr në termocentralin në Basra të Irakut, të paktën 4 të vdekur dhe 35 të lënduar](https://www.koha.net/bote/zjarr-ne-termocentralin-ne-basra-te-irakut-te-pakten-4-te-vdekur-dhe-35-te-lenduar)

[Basketboll.]() [Rekord i Hardenit, e kalon legjendën Bryant](https://www.koha.net/basketboll/rekord-i-hardenit-e-kalon-legjenden-bryant)

[Arbëri.]() [175 policë certifikohen në modulin për ballafaqim me turma](https://www.koha.net/arberi/175-police-certifikohen-ne-modulin-per-ballafaqim-me-turma)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Shqipëria përgatitet në Valencia për duelin me Ukrainën","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/shqiperia-pergatitet-ne-valencia-per-duelin-me-ukrainen","datePublished":"2026-03-28T18:30:21+01:00","dateModified":"2026-07-11T10:45:04+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":229,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Shqipëria u mposht nga Polonia 2:1 në Varshavë të enjten mbrëma në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026. Paraqitja e mirë e “kuqezinjve” nuk mja","url":"https://www.koha.net/futboll/shqiperia-pergatitet-ne-valencia-per-duelin-me-ukrainen","keywords":"shqiperia, Ukraina, valencia, miqesore","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/March/28/c3876a6f-2fc7-43b0-bd24-55904b5538fc.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
