КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Шаипи очекује реакцију Косова на утакмици против Израела

Амир Схаипи

Kosova ka kthyer fokusin te ndeshja me Izraelin. Portieri Amir Shaipi, që zëvendësoi Aro Muriqin e lënduar, ka treguar se çka nuk shkoi në ndeshjen ndaj Austrisë, të dielën në Vjenë. Ai thotë se Kosova ka cilësi për fitore ndaj Izraelit, të enjten në Debrecen të Hungarisë.

“Në mesushë nuk ishim mjaftueshëm agresivëv në topat e dytë. U lamë shumë hapësirë austriakëve. E dinim që ata luajnë më shpejt dhe mendoj se kjo ishte edhe arsyeja kryesore”, ka thënë Shaipi për distafën 3:1. 

“Sigurisht, kërkoj reagim. Duhet të tregojmë reagim edhe për tifozët dhe njerëzit në Kosovë, që të tregojmë se jemi një ekip i fortë. E di që kemi mjaftueshëm cilësi në skuadër, mund t’i mposhtim edhe këta kundërshtarë. Prandaj duhet të reagojmë dhe të hyjmë në ndeshje me përqendrim maksimal”, ka shtuar Shaipi.