Futbollistja Alba Shabani që paraqitet te Dukagjini i Klinës, është vlerësuar të enjten si “Futbollistja e Muajit” në elitën e futbollit kosovar.
Është çmim i ri i dhënë nga Federata e Futbollit e Kosovës për promovimin e futbollit të femrave.
Dhe fituese e çmimit të parë për muajin shtator është Shabani, që shkëlqeu në tri xhirot e para. Ajo i shënoi katër gola, ndërsa Dukagjini rreshtoi tri fitore në fillim të kampionatit.
Shabani për FFK-në është shprehur e nderuar që është fituesja e parë e çmimit të ri.