КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Зашто се Донарума суочио са Лукакуом?

Gianluigi Donnarumma  Romelu Lukaku

Periudha e dytë e Roberto Mancinit në krye të Italisë nisi me humbje në shtëpi 2:0 nga Belgjika në Ligën e Kombeve të premten mbrëma. 

Në fundin e ndeshjes që u zhvillua në “Olimpico” të Romës, Gianluigi Donnarumma ishte në prag të përleshjes me Romelu Lukakun. 

Mediumet italiane kanë shkruar të shtunën se deri te konfrontimi verbal, situata ka ardhur pasi Lukaku u ka bërë tifozëve italianë gjestin që ata të heshtin. 

Kjo nuk i ka pëlqyer portierit të Manchester Cityt që është afruar menjëherë te golashënuesi më i mirë në histori të Belgjikës. 

Është dashur ndërhyrja e gjyqtarit dhe lojtarëve që situata të mos eskalojë. 

Golat për Belgjikën i realizuan Mika Godts dhe Dodi Lukebakio.

Видео: