КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Проенца: Роналдо и Исус имају јаку везу

Роналдо

Presidenti i Federatës së Futbollit të Portugalisë, Pedro Proença, ka folur për raportet mes selektorit Jorge Jesus dhe yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo.

Proença ka theksuar se mes tyre ekziston një marrëdhënie shumë e fortë, duke lënë të kuptohet se kjo lidhje ka rëndësi edhe për vazhdimësinë e Ronaldos me përfaqësuesen portugeze.

“FPF-ja i zgjidh situatat brenda familjes. E përsëris: ekziston një marrëdhënie shumë e fortë mes Jorge Jesusit dhe Cristiano Ronaldos. Nëse nuk do të ishte kështu, ndoshta Ronaldo do të ishte larguar tashmë nga kombëtarja jonë”, ka deklaruar Proença.

Ai ka bërë të ditur se ditët në vijim do të shërbejnë për biseda dhe diskutime, me synimin që situata të qetësohet dhe Portugalia të kthehet e bashkuar në grumbullimin e muajit nëntorit.

“Gjithçka që do të ndodhë në ditët në vijim do të jetë periudhë qetësie, bisede dhe diskutimi. Ajo që duam është që të gjithë të jemi sërish bashkë me kombëtaren tonë në nëntor”, ka shtuar presidenti 55-vjeçar. 

41-vjeçari Ronaldo pati mosmarrëveshje me përzgjedhësin Jesus. 

Në shenjë pakënaqësie, Ronaldo vendosi të largohej nga grumbullimi.