КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Presidenti i Rubin Kazanit flet për të ardhmen e Dakut

Мирлинд Даку

Presidenti i Rubin Kazanit, Marat Safiullin, ka komentuar të ardhmen e sulmuesit Mirlind Daku. 

Kreu i klubit nga Kazani nuk di asgjë për ndonjë kontakt zyrtar nga ekipi i CSKA-së.

“Nuk e di për këtë”, tha Safiullin për “Match TV”, duke iu përgjigjur pyetjes nëse CSKA Moska kishte kontaktuar Rubinin në lidhje me transferimin e sulmuesit të Shqipërisë.

Daku luan për Rubin Kazanin që nga viti 2023. Deri më tani ka luajtur 92 ndeshje në të gjitha garat për Rubinin, duke shënuar 37 gola dhe duke dhënë 13 asistime.