КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Председник Ла Лиге открио кога жели да освоји Златну лопту

Јавиер Тебас

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka thënë se Rodri, Lamine Yamal apo Kylian Mbappe e meritojnë ta fitojnë çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, që ndahet të hënën në Londër. 

Ai ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin francez “L’Equipe”, ndërsa ka folur edhe për javën ku e kritikoi qasjen e klubit madrilen në raport me gjyqtarët. 

“Nuk u kam thënë atyre nazistë. Kam folur për strategjinë e komunikimit”, ka thënë Tebas, raporton mediumi spanjoll “Cadena SER” të mërkurën. 

Tebas më pas tha se Rodri, Yamali dhe Mbappe janë kandidatë për “Topin e Artë”. 

“Nëse Mbappe e fiton ‘Topin e Artë’, do të ishte e merituar. Por, shpresoj që Rodri ta përsëritë suksesin”, ka theksuar Tebas.