Muharrem Jashari e ka kryer me sukses operimin.
Jashari të mërkurën ka premtuar se do të kthehet edhe më i fortë në fushë.
“Ndërhyrja kirurgjikale ishte e suksesshme. Rikuperimi fillon tani. Do të kthehem më i fortë. Shihemi së shpejti”, ka shkruar ndër të tjera Jashari në “Instagram”.
Jashari u kthye i lënduar te LNZ Cherkasy pas grumbullimit me Kosovën për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Në Ukrainë kishte raportime po ashtu se Cherkasy nuk ishte dakord që mesfushori iu bashkua Kosovës.
Јашари је играо само 59 минута у нерешеном резултату 0:0 са Израелом.
Sipas raportimeve, Jasharit i ishte përsëritur lëndimi të tendinës, që e kishte lënë jashtë fushës për kohë të gjatë.