---
description: "Paraqitjet e ikonës kroate, Luka Modriq, në moshën 40-vjeçare vazhdon t’i befasojë shumë tifozë të futbollit.Modriq e kompletoi ndeshjen të dielën në fitoren 2:"
title: "Modriq: E dua shumë futbollin"
image: https://resources.koha.net/images/2025/September/29/825db0a7-4196-4498-b699-729d83cf75bf.webp?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Futboll

# Modriq: E dua shumë futbollin

![modriq](https://resources.koha.net/images/2025/September/29/825db0a7-4196-4498-b699-729d83cf75bf.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 29 shtator 2025 17:15
- Shpërndaje në:

- 29 shtator 2025 17:15
- Shpërndaje në:

Paraqitjet e ikonës kroate, Luka Modriq, në moshën 40-vjeçare vazhdon t’i befasojë shumë tifozë të futbollit.

Modriq e kompletoi ndeshjen të dielën në fitoren 2:1 të Milanit në derbi ndaj Napolit. Ai ishte prej më të mirëve në fushë.

Modriq ka një gol e një asistim në pesë ndeshet e luajtura në Serie A.

Ai u transferua te Milani në verë si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Real Madridin.

Modriq ka thënë se dashuria e tij për lojën është arsyeja kryesore pse është ende në gjendje të bëjë paraqitje të nivelit të lartë.

“Është thjesht dashuri për lojën, unë e dua shumë futbollin. Qëkur kam lindur, kur shoh foto nga fëmijëria ime, jam aty me topin. E dua shumë futbollin, kjo është arsyeja që më mban të motivuar. Kur fiton gjëra,  me këto shifra, është një ndjenjë unike. Kjo është ajo që më mban të motivuar, jam ende i motivuar për të fituar gjëra sepse është një ndjenjë e mrekullueshme. Në futboll, gjithmonë duhet ta provosh veten. Për shkak të kësaj, jam ende në këtë nivel”, ka thënë legjenda e Realit, shkruan “Football Italia” të hënën.

[#luka modriq](https://www.koha.net/tag/luka-modriq)

Artikuj të ngjashëm

- [![Modriq, lojtari më i vjetër në top-ligat evropiane](https://resources.koha.net/images/2026/September/09/23cf4a14-001f-47f5-af27-3d1af3dde069.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 9 sht 2026 Modriq, lojtari më i vjetër në top-ligat evropiane](https://www.koha.net/futboll/modriq-lojtari-me-i-vjeter-ne-top-ligat-evropiane)
- [![Modriqi flet për planet me Milanin](https://resources.koha.net/images/2025/September/29/825db0a7-4196-4498-b699-729d83cf75bf.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 23 kor 2026 Modriqi flet për planet me Milanin](https://www.koha.net/futboll/modriqi-flet-per-planet-me-milanin)
- [![Modriq mund të qëndrojë te Milani edhe për një vit](https://resources.koha.net/images/2026/July/08/82261f4b-4c17-4192-b8fd-1bceb5239782.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 8 kor 2026 Modriq mund të qëndrojë te Milani edhe për një vit](https://www.koha.net/futboll/modriq-mund-te-qendroje-te-milani-edhe-per-nje-vit)
- [![Igli Tare flet për Modriqin fenomenal](https://resources.koha.net/images/2025/November/30/7f204b24-a0af-449f-8862-d8104041c2eb.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 30 nën 2025 Igli Tare flet për Modriqin fenomenal](https://www.koha.net/futboll/igli-tare-flet-per-modriqin-fenomenal)
- [![Shkëlqen Modriqi, siguron fitoren e Milanit](https://resources.koha.net/images/2025/September/14/2e0bc7d8-15ab-4583-a663-641b193219e3.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Futboll 14 sht 2025 Shkëlqen Modriqi, siguron fitoren e Milanit](https://www.koha.net/futboll/shkelqen-modriqi-siguron-fitoren-e-milanit)

[Futboll.]() [Unitedi pranon dy gola për katër minuta](https://www.koha.net/futboll/unitedi-pranon-dy-gola-per-kater-minuta)

[Futboll.]() [Lille nuk e lë PSG-në të shkëputet në krye](https://www.koha.net/futboll/lille-nuk-e-le-psg-ne-te-shkeputet-ne-krye)

[Luftarake.]() [Kosova fiton medalje të artë në Ballkanikun e karatesë](https://www.koha.net/luftarake/kosova-fiton-medalje-te-arte-ne-ballkanikun-e-karatese)

[Arbëri.]() [Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta](https://www.koha.net/arberi/mot-i-vranet-e-me-reshje-shiu-kete-jave-por-me-temperatura-me-te-larta)

[Futboll.]() [Brightoni fiton dhe del në pozitën e dytë](https://www.koha.net/futboll/brightoni-fiton-dhe-del-ne-poziten-e-dyte)

[Futboll.]() [Lëndohet Xhaka, në dyshim kthimi te Zvicra](https://www.koha.net/futboll/lendohet-xhaka-ne-dyshim-kthimi-te-zvicra)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Modriq: E dua shumë futbollin","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/futboll/modriq-e-dua-shume-futbollin","datePublished":"2025-09-29T17:15:58+02:00","dateModified":"2026-07-11T04:40:05+02:00","articleSection":"Futboll","wordCount":213,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Paraqitjet e ikonës kroate, Luka Modriq, në moshën 40-vjeçare vazhdon t’i befasojë shumë tifozë të futbollit.Modriq e kompletoi ndeshjen të dielën në fitoren 2:","url":"https://www.koha.net/futboll/modriq-e-dua-shume-futbollin","keywords":"luka modriq","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/September/29/825db0a7-4196-4498-b699-729d83cf75bf.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
