Me dy golat e shënuar në pjesën e dytë, Milani e ka mposhtur Venezian të premten mbrëma me rezultatin 2:0.
Ndeshja i takoi xhiros së dytë të Serie A.
“Kuqezinjtë” edhe në xhiron e parë fituan ndaj Torinos.
Ndërsa për Venezian ishte disfata e dytë radhazi.
Në ndeshjen hapëse të edicionit të ri u mposht nga Lecce.
Gonçalo Ramos e realizoi golin e parë në minutën e 69-të.
Redouane Halhal shënoi autogol në minutën e 89-të për rezultatin përfundimtar 2:0.
Ardon Jashari në lojë te Milani u inkuadrua në minutën e 74-t.
Ndërsa sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, nga minuta e 80-të u paraqit për Venezian.