КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Меси ће имати бившег саиграча за тренера

M

Inter Miami ka vendosur që argjentinasi Cristian Alberto “Kily” Gonzalez, të jetë trajner i ri i skuadrës. Ai do ta zëvendësojë bashkëkombësin, Guillermo Hoyos, i cili largohet nga ky post me rezultate të dobëta. 
Interi nuk ka fituar në pesë ndeshjet e fundit dhe është eliminuar nga Kupa e Ligës. 
 

Kily Gonzalez, që është pa klub qëkur u largua nga Platense në tetor të vitit 2025, do ta udhëheqë Inter Miamin posa ta marrë lejen e punës.

Superylli i Inter Miamit, Lionel Messi, ka luajtur në të kaluarën me Kily Gonzalezin. 
Hoyos ishte trajner i Inter Miamit prej muajit prill, pasi Javier Mascherano dha dorëheqje për arsye personale.