Superylli argjentinas i Inter Miamit, Lionel Messi, është gjobitur pasi e goditi me shuplakë Quinn Sullivanin e Philadelphia Unionit, në ndeshjen që u mbyll 2:2.
Ballafaqimi i takoi ligës MLS të futbollit në SHBA. Shifra e gjobës që ka marrë Messi nuk është zbuluar.
39-vjeçari e qëlloi Sullivanin prapa kokës, pasi futbollisti i Unionit më herët e kishte goditur Messin me bërryl.
Sullivani reagoi pas shuplakës, por gjyqtari ka ndërhyrë menjëherë për të mos lejuar që situata të eskalojë.
Messi e kishte shënuar golin e dytë të Miamit në “Subaru Park”. Për të ishte goli i parë qëkur i vdiq babai.
Përplasja e Messit dhe Sullivanit nuk ishte e vetmja në këtë ballafaqim. Me gjobë nga MLS-ja është dënuar edhe Ian Fray i Miamit.
такође
Председник Барселоне има велике речи за Месија
Ndeshja me tension të lartë u mbyll me dy kartonë të kuq, për Yannick Brightin e Miamit dhe Cavan Sullivanin, vëllain e Quinnit.
Miami është i dyti në Konferencën e Lindjes, shtatë pikë prapa liderit, Nashville.