Kosova ka përparuar për dy pozita në renditjen e FIFA-s për përfaqësueset e futbollit në konkurrencë të femrave.
FIFA të martën e publikoi renditjen e fundit, ndërsa Kosova është e 83-ta. Kosova ishte e 81-ta në prill, ndërsa ra në vendin e 85-të në renditjen e publikuar më 16 qershor.
Së fundi Kosova i humbi dy ndeshje të plejofit kualifikues për Botëror ndaj Austrisë, por sërish avancoi për dy pozita në ranglistën botërore. Kjo ka të bëjë me nivelin e Austrisë, por edhe rezultatet e përfaqësueseve të tjera.
Austria ka humbur dy pozita, me gjithë fitoret ndaj Kosovës. Shqipëria është e 68-ta dhe ka humbur një pozitë. Në krye të ranglistës është Spanja e pas saj janë SHBA-ja dhe Gjermania.