Portieri i njohur argjentinas, Emiliano Martinez, ka firmosur me Chelsean.
Martinez deri më tani ishte tek Aston Villa, ndërsa shumë klube ishin të interesuara për të. Në fund e transferoi Chelsea.
33-vjeçari ka firmosur për tri vjet me Chelsean. Ai është fitues i Kupës së Botës 2022 dhe finalist i Botërorit 2026.
“Jam i lumtur që jam në këtë klub të futbollit. Ishte një vendim i lehtë dhe jam shumë i lumtur”, ka thënë Martinez.
I vlerësuar një prej portierëve më të mirë në botë, Martinez ka bërë karrierë edhe tek Arsenali dhe si i huazuar te shumë skuadra të tjera. Tek Aston Villa ishte për gjashtë vjet.