КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Манћини о казни Ситија: То није мој проблем

Роберто Манћини

Ish-trajneri i Manchester Cityt dhe tani përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini, ka thënë se nuk shqetësohet pse është i përfshirë në skandalin e Manchester Cityt për thyerje të rregullave financiare. 

Mancini ka thënë se “ky nuk është problem që më shqetëson”. 

Në mediume është raportuar se Mancini ka pasur dy kontrata me Cityn si trajner, prej vitit 2009 deri në vitin 2013. 

Në vitin 2018, revista gjermane “Der Spiegel” publikoi prova se Mancini e ka dyfishuar pagën e tij prej 1.7 milionë eurove për shkak të këshillave për një klub në Abu Dabi. 

City është akuzuar se i është shmangur taksave për 14 milionë eurove në lidhje me pagën e Mancinit. 

Mancini e udhëhoqi Manchester Cityn drejt titullit të parë, qëkur familja nga Abu Dabi e mori pronësinë e klubit në vitin 2008. Ai si trajner e fitoi Kupën FA në vitin 2011 dhe titullin në edicionin 2011/12.