КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Поноћне сузе након најболнијег трансфера лета

Паул Гарциа

Futbollisti i krahut, që vlerësohej shumë në Spanjë e që ishte pjesë e Real Betisit, Pablo Garcia, e ka pasur natën më të dhimbshme në afatin kalimtar të verës. 

Ai u largua me lot në sy pa dëshirë nga Real Betisi, në momentet e fundit të afatit kalimtar veror. I është bashkuar Racing Santanderit për 5.5 milionë euro. 

Të martën në mbrëmje, një numër i madh i tifozëve të Real Betisit ishin mbledhur në qendrën stërvitore për ta parë nga afër 20-vjeçarin. Ai u pa me lot në sy bashkë me nënën e tij, pasi nuk ka dashur të largohej nga klubi. 

Garcia është produkt i Akademisë së Real Betisit dhe largohet pas 15 vjetësh. 

Largimi i tij është bërë për të fituar financiarisht, përkatësisht për ta bërë të mundshme transferimin e Dani Ceballosit, ish-mesfusorit të Real Madridit. 

Në 33 paraqitje me Real Betisin, Garcai i shënoi tri gola.