КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Лавеци у тешком стању

Езекуиел Лавеззи

Ish-sulmuesi i Napolit dhe Argjentinës, Ezequiel Lavezzi, është duke kaluar momente të vështira në jetë dhe tifozët janë shqetësuar për gjendjen shëndetësore të tij. 

Lavezzi, tani 41-vjeçar, ka dhënë shpjegime për periudhën e vështirë në të cilën është duke kaluar. Ai ishte ndaluar në spital për shkak të problemeve mendore. 

Lavezzi ende është duke marrë trajtim mjekësor. 

“I kam thënë vetes se nuk mund t’ia prish jetën djalit. Më është dashur të shkoja nëpërmjet disa momenteve të vështira dhe edhe sot jam nën trajtim. Por, kam jetuar nëpër periudha shumë komplekse”, ka shpjeguar Lavezzi. 

Lavezzi ka pasur karrierë të suksesshme. Ka luajtur edhe për Estudianten, Genoan, San Lorenzon e PSG-në. 

Ka shumë trofe të fituar me PSG-në e Napolin.