Xherdan Shaqiri u zëvendësua te Baseli të enjten mbrëma pas një ore lojë, ndonëse pa dëshirën e tij.
Shaqiri u shfaq i pakënaqur kur trajneri Stephan Lichsteiner vendosi ta nxjerrë nga loja, kur Baseli ishte duke fituar 1:0 ndaj Sionit.
Pas zëvendësimit të Shaqirit, Baseli mbeti me një futbollist më pak në fushë, ndërsa pranoi dy gola dhe u mposht 2:1. Golat i pranoi në minutën e 76-të dhe të 79-të.
Ishte ndeshja e parë e Shaqirit si titullar që prej 1 gushtit.
“Duhej të bëja diçka sepse kisha tri zëvendësime. Pas pjesës së parë nuk isha i sigurt nëse Shaqiri mund ta përfundojë ndeshjen. Më pas erdhi kartoni i kuq. Padyshim se ishim shumë të pafat”, deklaroi Lichsteiner pas ndeshjes.
Shaqiri nuk e ka gjetur formën më të mirë këtë edicion, ndërsa javë më parë ka thënë se do ta pranojë çdo vendim të trajnerit.
Ai ia dha dorën trajnerit pas zëvendësimit, por nuk ka folur publikisht.