КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Кварацкхелија покидао укрштене лигаменте, угрозио сезону

Кваратскхелиа

Ylli i Paris Saint-Germainit, Khvitcha Kvaratskhelia, ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e këmbës së djathtë dhe “do t’i nënshtrohet operimit në ditët në vijim”, shkruan klubi francez.

Kvaratskhelia u lëndua të martën mbrëma në ndeshjen kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Ai u zëvendësua pas një ore loje në fitoren 4:2. 

Në ndeshjen kundër Barçës u zëvendësuan shkaku lëndimeve edhe Ousmane Dembele dhe Marquinhos.

Të dy pësuan lëndim në muskul. Dembele lëndoi muskulin e këmbës së majtë, ndërsa Marquinhos muskulin e këmbës së djathtë.

PSG-ja ka njoftuar se të dy do t’i nënshtrohen rikuperimit “për disa javë”.

Këputja e ACL-së zakonisht merr minimalisht 6-7 muaj kohë rikuperimi. Në futboll rikthimi tipik ndodh pas 8-9 muajsh. Pra Kvaratskhelia rrezikon që të mos paraqitet më fare këtë sezon.