Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, i kishte në dispozicion të gjithë 27 futbollistët, në ditën e dytë të grumbullimit për katër ndeshjet e edicionit të ri të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” të martën stërvitën në Kampin Nacional në Hajvali. Për ndeshjen e parë, atë kundër Irlandës, Kosova do të zhvillojë edhe një stërvitje të mërkurën.
Ndeshja Kosovë – Irlandë luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, të enjten nga ora 20:45.
Në stërvitjen e parë, Kosovës, për shkak të ndeshjeve në fundjavë me klubet e tyre, i munguan Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu, Albian Hajdari, Aro Muriq.
Muriqi e Zhegrova së fundmi kanë shfaqur formë të lartë.
Muriqi shpërtheu të dielën duke i realizuar katër gola në fitoren e thellë 8:0 të Fenerbahçes ndaj Eyupsporit.
Zhegrova pas dy golave ndaj Sassuolos në xhiron e kaluar, kontribuoi me asistim në fitoren e Juventusit 2:0 ndaj Atalantas të dielën.
Pas tërheqjes së Amir Rrahmanit, shiritin e kapitenit pritet ta mbajë sulmuesi Muriqi.
Muriqi ishte zëvendëskapiten te Kosova.
Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se të gjithë futbollistët të martën “u stërvitën me intensitet maksimal për ndeshjen kundër Irlandës”.
“Seanca ishte intensive dhe u karakterizua nga ritmi i lartë dhe angazhimi maksimal i futbollistëve, me Fodën që punoi në aspektet taktike dhe teknike të lojës”, shkruan FFK-ja.
Meriton Korenica shpreson për fitore në të gjitha ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Korenica e ka zënë vendin e Donat Rrudhanit, i cili ka pësuar lëndim dhe nuk arriti t’u bashkohet “Dardanëve”.
29-vjeçari Korenica ishte në listën e zgjeruar të përzgjedhësit Franco Foda. Ai tani është pjesë e FCSB-së rumune.
“Po përgatitemi maksimalisht për ndeshjen e parë. Gjithçka po shkon shumë mirë. Lojtarët janë të motivuar për ndeshjen e parë dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë”, thotë Korenica, i cili për Kosovën ka gjashtë paraqitje.
“Kosova ka treguar potencial të madh në këto ndeshje dhe pres, pse jo, ta fitojmë ndeshjen dhe në çdo ndeshje ta japim maksimumin për t’i fituar pikët e plota dhe më pas të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka theksuar Korenica.
Milot Avdyli po ashtu ka folur për synimet e Kosovës në Ligën e Kombeve.
Ai është njëri prej tre lojtarëve që i bashkohen për herë të parë Kosovës A.
Авдили је био капитен Косовских нада.
“Kam qenë në të gjitha gjeneratat dhe është ndjenjë e papërshkruar të luajë për Kombëtaren A. Shpresoj ta tregoj veten dhe të kemi katër ndeshje të mira”, ka thënë Avdyli.
Krahas Avdylit, për herë të parë të Kosova janë edhe talenti 17-vjeçar i Bayernit, Erblin Osmani dhe ish-futbollisti i gjeneratave të reja të Zvicrës, Dion Kaçuri.
“Pritja ka qenë mjaft e mirë. Disa i kam njohur nga e kaluara. Pritja ka qenë e mirë për mua dhe për dy lojtarët tjerë. Jemi shumë të lumtur”, është shprehur Avdyli.
Kosova ndeshjen e dytë e luan të dielën ndaj Austrisë në Vjenë.
Првог октобра играју у Мађарској против Израела, а 4. октобра дочекују Аустрију у Приштини.