КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Кореница говори након што је постигао први гол за ФЦСБ

Меритон Кореница

Meriton Korenica ka nisur me gola te gjiganti rumun, FCSB. 

Korenica realizoi gol të bukur të hënën në barazimin 2:2 të FCSB-së ndaj Petrolulit. 

Korenica është i lumtur me shënimin e golit të parë me skuadrën e re. 

Por reprezentuesi i Kosovës nuk është shumë i kënaqur me barazimin. Ai mendon se FCSB-ja ka merituar më shumë se sa një barazim. 

“Besoj se nuk mjafton, sepse e meritonim më shumë se një barazim. Duhet të jemi më agresivë në të ardhmen dhe të marrim më shumë nga ndeshjet. Krijuam shumë raste, por ndonjëherë kështu është futbolli. Shpresoj të jemi më të përgatitur për ndeshjen e ardhshme. Duhej të shënoja. Duhej të kaloja edhe portierin, por e vetmja gjë që kisha në mendje ishte të shënoja. Duhet të mësojmë nga kjo ndeshje dhe të jemi gati për sfidën e radhës”, ka thënë Korenica. 

29-vjeçari në fillim të këtij muaji u transferua te FCSB-ja nga Cluji për 600 mijë euro. 

Sulmuesi i krahut me FCSB-në ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2028.