КОХА.нет

Подржите TIME. Сачувајте истину.
ФУДБАЛ

Заплењена пошиљка дроге са Халандовим фотографијама

Лек

Erling Haalandi u bë fenomen i Kupës së Botës. Fytyra e tij vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Të enjten, “Mundo Deportivo” ka raportuar se policia e Ekuadorit ka kapur pako prej 469 kilogramëve të kokainës, të cilat ishin fshehur në një makinë. 

Një pjesë e pakove me ngjyrë të gjelbër ishin me fytyrën e sulmuesit të Manchester Cityt. Hetuesit ekuadorian e kanë zbuluar këtë gjatë një kontrolli rutinor afër kufirit me Kolumbinë. 

Ngasësi u arrestua. Përdorimi i fotografive nuk është incident i izoluar. Sipas ekspertëve, kartelet e drogës e përdorin një gjë të tillë me simbole, emra apo me logo, për ta treguar origjinën e tyre apo për ta treguar organizatën kriminale përgjegjëse. 

Përveç figurës së Haalandit, më parë është përdorur edhe Lionel Messi. Lojtarët nuk kanë të bëjnë asgjë me këtë çështje. 

Ngarkesa e kapur me fotografi të Haalandit vlerësohej 731 mijë euro në tregun ekuadorian. Në Evropë, kjo ngarkesë sipas autoriteteve, do të mund të shkonte deri në 17 milionë euro.